Janë 60 nga shtatoret, bustet dhe lapidarët e riparuar. Prej nëntorit të një viti më parë qendra e riprodhimit të veprave të artit është angazhuar për t’i rikthyer në gjendjen fillestare këto monumente të kulturës, të shpërndara kudo në territorin shqiptar.

Ndërhyrjet e para janë pastruese dhe meremetuese. Restaurimi është një proces që kërkon kohë dhe para për vetë gjendjen e mjeruar që gjenden këto objekte.

Për drejtorin Agim Rada që në profesion është skulptor, gjendja fizike është njëri problem.

Propozimi i tij është ngritja e një komisioni me profesionistë të fushës, për të hequr ato vepra që qëllimi i tyre është i përmbushur. Të tilla janë objektet e propagandës komuniste, që Rada e sheh të domosdoshme zëvendësimin me vepra që i flasin qytetarit.

Inventarizimi mbyllet në Mars. Çdo objekt do të ketë pasaportën me emrin e autorit të veprës, materialin, vendodhjen dhe gjendjen fizike.

Tv Klan