emigrantet-drejt-europes

Sipas planit të Bashkimit Europian, 19 eritreasë do të jenë emigrantët e parë që do të fillojnë një jetë të re në Europë. 14 burra dhe 5 gra u nisën nga aeroporti Ciampino në Romë, drejt Stokholmit.

Ata u përshëndetën në Romë, nga Komisioneri për Emigracionin, Dimitris Avramopulos, Jean Asselborne, kreu i radhës i Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE -së dhe Ministri i Brendshëm italian, Anxhelino Alfano.

Mbështetur mbi planin e Bashkimit Europian, 120 mijë refugjatë që ndodhen në Itali dhe Greqi do të shpërndahen në vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Shumë nga mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar numrin e parë të emigrantëve që zhvendosen nga Italia, ekstremisht të vogël.

Pasi u rregjistruan, identifikuan dhe iu morën shenjat e gishtërinjve, ata ishin gati për tu zhvendosur nga Italia.

Nuk e zgjodha unë të shkoj në Suedi, asnjë prej anëtarëve të familjes sime nuk me pret në Stokholm, thotë Michele, eritreasi 26 – vjeçar. Prej 17 ditësh ai qëndron në Lambeduza.

Të enjten, u zhvillua konferenca e nivelit të lartë e BE -së, e cila shqyrtoi një nga rrugët kryesore të përshkojnë emigrantët, atë të Ballkanit Perendimor.

Ministrat e Brendshëm të BE -së vendosën për t’i dhënë më shumë kompetencë FRONTEX -it, agjencisë që mbron kufijtë europianë, për të skanuar emigrantët dhe për të përshpejtuar deportimet e atyre që nuk përfitojnë azil.

Komisioneri për Emigracionin Avramopulos tha se, gjatë këtij muaji do të kryhen 10 fluturime, për të kthyer në atdhe, të gjithë personat që nuk mundën të sigurojnë azilin.

Tv Klan