Superliga do të zhvillojë sot 3 ndeshje të javës së 29-të. Përballja që hap javën është ajo mes Skënderbeut dhe Korabit që do të luhet në orën 16:00 në Korçë. Një mundësi e ekipit të Ilir Dajës që të kërkojë pikë për të qëndruar pranë kreut. Te Korabi nuk do të jetë trajneri Gerd Haxhiu i larguar nga klubi.

Në orën 19:00 do të zhvillohen dy sfida të tjera Tirana – Laçi dhe Teuta – Kukësi. Bardheblutë kanë prej muajit dhjetor që nuk fitojnë në kampionat dhe kjo me ekipin kurbinas duket si një sfidë mbijetese. Kukësin e pret një përballje e vështirë në Durrës, me Teutën që është ngritur në renditje.

Tv Klan