Për më shumë se dy javë Amfiteatri antik i Durrësit do të mirëpresë Festivalin e Artit të Muzave, i pagëzuar me emrin “Verë në Epidamn”.

Nga mbrëmja e së enjtes në këtë skenë kanë nisur shfaqjet e para. Artistë nga qytete të ndryshme të vendit do të sjellin për publikun durrsak dhe turistët, vepra teatrore, dokumentarë, filma të metrazhit të shkurtër dhe ekspozita fotografike.

Ishte komedia “Doktor Shuster”, e vënë në skenë nga Teatri Andon Zako Çajupi në Korçë që ngriti siparin.

Organizatorja dhe regjisorja Driada Dervishi thotë se dëshira është gjallërimi i jetës artistike.

Vendndodhja e shfaqjeve nuk do të jetë vetëm Amfiteatri Antik. Për herë të parë, banjat termale në Pallatin e Kulturës do të kthehen në një pikëtakimi me artin, me një ekspozitë poetike nën kujdesin e regjisores Adelina Muça.

Tv Klan