140 mijë studentë kanë nisur vitin e ri akademik, mes të cilëve 20 mijë i përkasin vitit të parë.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka zgjedhur Universitetin e Shkencave të natyrës për të ritheksuar se sistemi i aplikuar këtë vit ishte transparent.

Disa prej studentëve të rinj kanë arritur të kapin pas disa raundeve degën e preferuar, ndërsa ka nga ata që janë regjistruar për të mos humbur vitin.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, në universitetet publike janë edhe 4 mijë kuota të lira të cilat pritet të plotësohen me nënraunde deri në datën 27.

Tv Klan