Operacioni i kërkim shpëtimit të skafit privat që u denoncua i humbur në det, bashkë me dy personat që ndodheshin në bord ka përfunduar me sukses.

Sipas policisë, skafi ku ndodhej Adrian Jahaj dhe një shtetas italian është gjetur në afërsi të Durrësit.

Në distancën 10 milje në veriperëndim të ishullit të Sazanit dhe në grykëderdhjen e lumit të Vjosës, skafit i ka mbaruar karburanti dhe ka kërkuar ndihmë.

Menjëherë është vënë në lëvizje Policia Kufitare,  dy anije dhe një helikopter Cougar, që monitoronte nga ajri.

Operacionin në det e vazhdoi vetëm anija Oriku, për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Kjo anije do të tërheqë skafin drejt portit të Durrësit.

Tv Klan