Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Kavajë, qarku Tiranë.

Nishani dekretoi datën 7 Maj për zgjedhjet për kreun e Bashkisë Kavajë, pas shkarkimit të Elvis Roshit, i cili u shkarkuar nga detyra pas formularit të dekriminalizimit.

Dekreti i Nishanit vjen një ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi shkarkimin nga detyra të kreut të Bashkisë së Kavajës./tvklan.al