Nishani-reforma-tavolina

Komisioni i Venecias, organi këshillues i Këshillit të Europës për demokraci nëpërmjet drejtësisë, i ka rekomanduar politikës shqiptare që reforma në drejtësi të bëhet me bashkëpunim dhe tolerancë nga të dy palët politike, maxhorancë dhe opozitë.

Kryetari i Komisionit Gianni Buquicchio, e këshillon mazhorancën që të mos përfitojë nga të gjitha avantazhet e pushtetit, por të respektojë opozitën.

Kjo e fundit sipas tij, duhet të tregohet konstruktive. Ai tha gjithashtu se Komisioni do të ofrojë asistencë për dekriminalizimin e parlamentit.

Ndërsa Presidenti i Republikës, si një nga iniciatorët e reformës në drejtësi, tha se kjo reformë duhet t’i vijë në ndihmë shtetit të së drejtës dhe jo të bëhet në favor të militantizmit

Si përfaqësues i opozitës, ish – Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, deklaroi se maxhoranca edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes së 24 Dhjetorit, u tregua e pabesë duke rrëzuar në Komision dekretin e Presidentit.

Reforma në sistemin e drejtësisë është një nga prioritetet që Shqipëria duhet të përmbushë për të avancuar në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Tv Klan