presidenti-nishani-konferenca-gjyqesore

Pavarësia dhe paanësia e sistemit gjyqësor, si një nga elementët kryesore të një shtetit në një demokraci funksionale, ishte tema e diskutimeve në konferencën e 10 -të të Rrjetit Ballkanik dhe Euro – Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ritheksoi nevojën e një sistemi gjyqësor të pavarur politikisht dhe të paanshëm.

Teksa reforma në drejtësi po diskutohet në tryeza politike dhe teknike, Nishani tha se 2 janë sfidat më të cilat duhet të përballet sistemi.

Ndëshkueshmëria e rasteve korruptive u theksua edhe nga përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë Clive Rumbold.

Reforma në drejtësi është një nga prioritetet që Shqipëria duhet të përmbushë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Tv Klan