Institucionet që do të prodhojnë zgjedhjet pa opozitën do të jenë jo legjitime. Kështu deklaroi Presidenti në detyrë Bujar Nishani në një intervistë për televizionin publik shqiptar.

“Nëse ne do të kemi zgjedhje vetëm me maxhorancën, por pa opozitën, institucionet që do të dalin nuk do të kenë legjitimitet kushtetues”.

Sipas Nishanit  mungesa e alternativave në zgjedhje do ta bënte procesin të pavlefshëm, pasi i privon qytetarët nga mundësia e zgjedhjes dhe këtu ai nuk përjashton as veten.

“Në momentin që unë nuk kam alternativë për të zgjedhur, unë nuk mund të bëhem pjesë e një procesi normal procedure votimi.. Nëse kemi vetëm një palë që ofron mundësinë e saj dhe nuk ke mundësi zgjedhjeje, unë si qytetar e kam shumë të vështirë që të shfrytëzoj procedurën e votimit, kur nuk kam mundësinë e zgjedhjes”.

Kreu i Shtetit tha se situata aktuale politike rrjedh nga shqetësimet e opozitës dhe garancitë që nevojiten për një proces zgjedhor  të lirë e të ndershëm

“Opozita kërkon që qytetarët shqiptarë të mos jenë të shantazhuar, kërcënuar, intimiduar dhe të mos jenë të blerë gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve. Por që qytetarët të jenë të lirë. Nëse opozita kërkon përtej kësaj, unë nuk e kam kuptuar, dhe duhet ta shpjegojë opozit

a”.

Ishte i pari që uroi Ilir Metën për zgjedhjen si president dhe kjo për shkak të bindjes se një politikan me përvojë mund ta kryejë me sukses detyrën e kreut te shtetit.

Unë mendoj se z. Meta, për shkak të eksperiencës së gjatë politike që ka, për shkak të maturisë që ka do t’i ketë të gjitha shanset për të pasur një presidencë të suksesshme”.

Pas përfundimit të mandatit si President i Republikës, Bujar Nishani nuk përjashtoi mundësinë që ai të mbetet i angazhuar në politikë.

Tv Klan