Presidenti i Republikës, Bujar Nishani bëri të ditur se do t’i dekretoje të katër ministrat e rinj. Por ai shprehu rezerva për kandidaturën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke thënë se nëse kushtetuta do t’ia jepte mundësinë presidenti t’i refuzonte propozimet për ministrat, ai nuk do ta kishte dekretuar atë. Arsyeja, sipas presidentit Nishani, qëndron tek politizimi i situatës parazgjedhore, por disa dëshmi publike për ushtrim dhune e tortura gjatë kohës së diktaturës.

NISHANI: “

Ka pasur dëshmi publike, shqetësuese të cilat e akuzojnë kandidaturën e ministrit për ushtrim dhune dhe torturë gjatë procesit hetimor, jo vetëm ndaj subjekteve që hetohen, por edhe ndaj familjarëve të tyre. Sipas dëshmive publike, ky hetim ishte për shkak të reagimeve të subjekteve ndaj vdekjes së diktatorit. 

Në këto rrethana…. në vlerësimin tim kandidatura e Ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme.

Por kushtetuta nuk ia jep të drejtën presidentit të republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër, pasi i vetmi kusht që përcakton kushtetuta për të qenë ministër është ai plotësimit të kritereve për të qenë deputet.  

Nëse kushtetuta do t’ia njihte të drejtën presidentit për të rrëzuar kandidaturat e kryeministrit, unë do ta rrëzoja kandidaturën e ministrit të brendshëm.”

Presidenti Nishani tha se në kushtet e pamundësisë për ta rrezuar ai kandidaturën e Ministrit të Brendshëm, kërkon që këtë hap ta ndërmarre Parlamenti.

NISHANI:

Por në kushtet që kushtetuta nuk ia njeh presidentit këtë të drejtë, unë besoj që ai institucion që kushtetuta ia njeh këtë të drejtë, që është kuvendi, do të vlerësojë situatën dhe shqetësimet….

…Kuvendi besoj do të marrë parasysh këto adresime dhe shqetësime të presidentit të republikës.”

Në konferencën e posaçme për shtyp për dekretet dhe situatën politike, presidenti Nishani u pyet edhe për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve te përgjithshme. Ai tha se situata nuk është favorizuese dhe u beri thirrje palëve politike të mos kalonin në tensione.

NISHANI:

Tensioni i lart

ë

politik q

ë ë

sht

ë

n

ë

vend nuk favorizon fushat

ë

n e pritshme elektorale, kjo

ë

sht

ë

evidente. Ajo q

ë

do i beja thirrje aktoreve politike

ë

sht

ë

t

ë

mos e kalonin situat

ë

n n

ë

tensione. Shtyrja e dat

ë

s se zgjedhjeve nuk varet  nga presidenti. Presidenti

ë

sht

ë

i gatsh

ë

m t

ë

ofroje kontributin e tij p

ë

r sa e lejon kushtetuta dhe tagri kushtetues. Shtyrja e zgjedhjeve mund t

ë

behet vet

ë

m n

ë

dakord

ë

si t

ë

pal

ë

ve politike. S’

ë

sht

ë

n

ë

sh

ë

rbim t

ë

partive e popullit.

Kreu i shtetit i drejtoi edhe një thirrje tjetër parlamentit, për të depolitizuar policinë e shtetit para zgjedhjeve. Ndërsa shprehu shqetësimin edhe për trafikun e kanabisit dhe paratë që qarkullojnë nga ky trafik.

NISHANI:

Ajo që do t’i kërkoja parlamentit është nisja e menjëhershme e depolitizimit të policisë së shtetit. Kjo është një emergjencë. Së dyti lufta kundër trafikut të kanabisit dhe sekuestrimi i pasurive të personave të implikuar.

Presidenti Nishani iu përgjigj gjithashtu interesit te medias nësë ai do te garonte për një mandat të dytë.

NISHANI:

N

ë

s

ë

do t

ë

ket

ë

propozim, do ta vler

ë

soj.

Tv Klan

…………….

(18:12) Nishani: Kandidatura e Xhafajt e papërshtatshme

https://www.youtube.com//embed/yZdbhATN-ms

Presidenti Bujar Nishani tha se kandidatura e Fatmir Xhafajt për ministër të Brendshëm ishte e papërshtatshme sipas tij, porse kushtetuta nuk ia jepte të drejtën ta refuzonte.

“Në vlerësimin tim kandidatura për Ministrin e Brendshëm është e papërshtatshme. Por, Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për Ministër, pasi i vetmi kusht, i cili përcakton Kushtetuta për të qenë ministër, është ai i plotësimit të kritereve për të qenë deputet. Në rast se Kushtetuta e vendit do t’ia njihte të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar propozimet e kryeministrit, bazuar në arsyetime, unë do ta refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm. Në kushtet që kushtetuta nuk ia jep këtë të drejtë Presidentit, unë besoj edhe shpresoj se ai institucion që ia jep këtë të drejtë për të vlerësuar kandidaturat  për ministër, që është parlamenti i Shqipërisë, do të gjykojë dhe do të vlerësojë të gjitha rrethanat, situatën politike dhe specifikën që ka jeta shoqërore, publike dhe politike e vendit”, tha Nishani

Kam ndjekur me shumë shqetësim disa debate të fundit në lidhje me kandidaturën e Ministër të Brendshëm, ka pasur dëshmi publike shqetësuese që akuzojnë kandidaturën e MB për ushtrim dhune dhe torturë gjatë procesit hetimor, jo vetëm ndaj subjekitit që hetohet por  edhe ndaj familjarave të tyre. për më tepër kjo kishte të bënte me reagimet për vdekjen e diktatorit (Hoxha).

” 

Jemi në prag të fushatës dhe kjo situatë e tensionuar nuk e ndihmon klimën e përgjithshme,” tha Nishani duke shtuar se në këtë kontekst ndryshimet në qeveri kanë rëndësi shumë të madhe.

Më specifikja është tek ministria e Brendshme. Është konstatuar një politizim i tejskajshëm tek policia e shtetit, çka e dëmton situatën parazgjedhore.”

Nishani tha se kërkesa për qeveri teknike është kërkesë politike dhe se ai është i pavarur.

Porse, “

Nëse do të ketë një dakordësi mes palëve për një qeveri teknike, presidenti i Republikës do të jetë gjithmonë i Hapur për të lehtësuar komunikimin mes palëve,

” tha Nishani.

“Depolitizimi i Policisë së Shtetit është një emergjence që do të ulte dhe sensin e polarizimit të madh politik në vend dhe së dyti lufta kundër kultivimit si dhe sekuestrimi i pasurive të individëve me rekorde në këtë fushë.

Nuk besoj se do të ketë sukses lufta kundër kultivimit në rast se nuk do të ketë depolitizim të Policisë së Shtetit”.

Tensioni i lartë politik nuk favorizon fushatën aktuale elektorale. I bëj thirrje aktorëve politik të ulin tensionet dhe të garantojnë . Cështja e shtyrjes së zgjedhjeve nuk është një cështje që mbetet në dorë të Presidentit të Republikës. Mund të bëhet me dakordësimin e palëve politike.

A do kërkoni firmat e deputetëve për një mandat të dytë për President?

Nuk ka qenë një dëshirë imja e shprehur, ka qenë një gadishmëri për të vijuar përmbushjen e detyrave kushtetuese, atë që kam fituar si eksperiencë, atë që kam demonstruar në zyrën e Presidentit të Republikës. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është i parashikuar të bëhet nga ky parlament. Nëse unë do të kem propozim nga deputetë të parlamentit për të rikandiduar do ta gjykoj në kontekstin e realizimit dhe vullnetit politik.”

Akuzat ndaj kandidaturës së Fatmir Xhafajt

Padyshim që Presidenti i Republikës ka mekanizma për të kërkuar informacion nga institucionet ligj-zbatuese.  Rastet e deklaratave ndaj z. Xhafa janë dëshmi publike. Do të ishte e udhës që Kushtetuta të parashikonte që në rast se ka dëshmi dhe fakte të tilla t’i jepej kohë e nevojshme institucioneve për të bërë verifikimet,

” tha Nishani.

Do të ishte e nevojshme një hetim parlamentar sepse kandidatura e ministrit ka ardhur nga parlamenti,” tha Nishani duke kujtuar se Xhafaj ka pasur detyra shumë të rëndësishme në komisionet parlamentare

.

Kushtetua është strikte dhe Presidenti ka përgjegjësi ta zbatojë atë që është betuar që në ditën e parë. Kurani e Bibla e Presidentit është Kushtetuta

.”

Kërkesa për shtyrjen e Zgjedhjeve

Çështja e shtyrjes së zgjedhjeve nuk është një çështje e Presidentit, shtyrja mund të bëhet vetëm me dakordësi të partive politike. Kjo është diçka që ka precedentë, nuk është diçka që nuk ka precedentë. Këshilla ime do të ishte për hapa për të ulur tensionin politik në vend. Aktet dhe veprime që eskalojnë tensionin politik nuk janë pozitive.”

Tensioni i lartë politik që është në vend nuk favorizon sitautën politike parazgjehdore. Presidenti është i gatshëm të ofrojë të gjithë kontributin e tij për sa e lejon kushtetuta e vendit,

” tha Nishani. /tvklan.al