Nishani-2Edhe pse refuzimin nga kryetari i mazhorancës e mori paradhënie, Presidenti ka vendosur t’i shkojë deri në fund tërheqjes së vëmendjes për një reformë territoriale, që duhet t’i përgjigjet Kushtetutës, interesave të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit. 

Ndaj, duke iu bindur Kushtetutës, siç shprehet Nishani, ndarjen administrative territoriale e ktheu për rishqyrtim në Kuvend. 
Pikësëpari Nishani e sheh reformën si të vonuar, pasi një çështje e tillë kombëtare ka ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët, tek zhvillimi i gjthaanshëm i vendit, është një reformë që lidhet edhe me sigurinë kombëtare.

Por keqardhja e presidentit është se ka konstatur që gjatë procesit të hartimit të saj është zbatuar keq (për të mos thënë është shkelur) neni 108, pika 2 e Kushtetutës. 
Aty përcaktohet se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to. Kjo gjë nuk ka ndodhur thotë ai, ose në rastin më të mirë dhe më të rrallë, ky mendim është marrë në mënyrë të përciptë.

“Arrij në këtë konkluzion pas një analize të gjerë dhe të mirëdiskutuar me ekspertë të pushtetit lokal, zhvillimit rajonal dhe planifikimit të territorit me të cilët ndajmë një mendim të përbashkët se kemi të bëjmë me një proces aspak transparent”, shprehet presidenti. 

Qeveria ka harruar, sipas tij, Kartën Europiane të Autonomisë Vendore dhe ligjin për qeverisjen vendore, duke mos marrë parasysh asnjë nga propozimet e shumë njësive dhe duke lënë jasht procesit këshillat e qarqeve.

Vërtetë qeveria ka konsultuar grupe interesi, shoqëri civile apo biznese, por presidenti thotë se, Kushtetuta kërkon mendimin e popullsisë që banon në zonat që preken nga ndryshimet e kufijve.

”Nuk mund të pretendohet aspak se 50% e 16000 të intervistuarve përbëjnë “mendimin e gjithë popullsisë”.

Pushteti ekzekutiv gëzon të gjitha mjetet dhe format për të marrë një mendim të plotë nga popullsia që preket nga ndryshimet apo nga institucionet kushtetuese përfaqësuese të tyre, siç janë Këshillat e njësive vendore, thotë Nishani duke iu referuar pikës 1 të nenit 109 të kushtetutës.

Kreu i shtetit gjithashtu vlerëson se mendon se janë cenuar parimet kushtetuese të decentralizimit, kur vëren se me reduktimion drrastik të njësive vendore, shërbimet janë larguar ndjeshëm nga qytetarët.

Parimi i decentralizimit, sanksionuar në nenin 13 të Kushtetutës, është intepretuar më parë dhe nga Gjykata Kushtetuese, kur thotë se “ushtrimi i përgjegjësive publike duhet, në mënyrë të përgjithshme, t’i kalojë më tepër autoriteteve më të afërta të qytetarëve. 

Presidenti gjykon se kjo reformë duhej të ishte paraprirë me ndryshimin e ligjit të qeverisjes vendore, pas të cilat krijohen kundërshti midis dispozitave të tyre dhe zbatimit në praktikë. 

Dhe rreziku që vjen nga kjo, siaps Nishanit, është krijimi i pasigurisë ligjore për qytetarët, dhe vënia në pikëpyetje e shërbimeve që popullsia përfiton nga qeverisja vendore. 

Reforma siasp kreut të shtetit do të duhej të ishte shoqëruar, dhe me ndryshime në kodin zgjedhor, në një kohë kur na ndan rreth 1 vit nga zgjedhjet vendore dhe vetëm 5 muaj nga caktimi datës për mbajtjen e tyre me dekret presidencial. 

Në përmbyllje të këtij arsyetimi për kthimin mbrapsht të reformës territoriale, Presidenti i Republikës u drejtohet deputetëve, tek u thotë se mosrespektimi i dispozitave kushtetuese të lartpërmendura si dhe mospërputhjet midis ligjeve brenda të njëjtit sistemi ligjor, e bëjnë të padiskutueshëm nevojën e rishqyrtimit të këtij ligji nga ana Juaj, pasi është një ligj që shkel parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, decentralizimit të pushtetit vendor dhe të autonomisë vendore.

Tv Klan