Presidenti i Republikës Bujar Nishani është gjendur këtë të diel pranë banorëve të Komunës Shishtavec në Kukës, një prej zonave të prekura nga largimet jashtë vendit.

Në takimin që pati me banorët e kësaj zone, kreu i shtetit tha se largimi i shqiptarëve është një problem mbarëkombëtar dhe se shkaqet kryesore janë ato ekonomike. Ai i bëri apel qeverisë të dëgjojë në terren shqetësimet reale të njerëzve dhe të punojë për zgjidhjen e tyre.