Në Ditën e Kujtesës, Presidenti i Republikës ka nderuar heroizmin dhe sakrificat e ushtarëve dhe civilëve britanikë të rënë në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilët tashmë prehen përjetësisht në Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial të Tiranës.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, përfaqësues të shumtë të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit.

Më pas Presidenti Nishani vendosi edhe një kurorë me lule në emër të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë, në memorialin kushtuar ushtarakëve dhe civilëve britanikë që humbën jetën në Shqipëri gjatë viteve 1939-1945.

Tv Klan