Vizitën e tij dy ditore në Zagreb Presidenti i Republikës Bujar Nishani e ka mbyllur me pjesëmarrjen së bashku me homologen e tij Kolinda Grabar-Kitarović në Forumin Ekonomik Kroaci – Shqipëri të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së dy vendeve dhe ku morën pjesë një numër i madh sipërmarrësish shqiptar dhe kroat. Këtë format takimi të zhvilluar në të gjitha vendet ku zhvillon vizita zytare, Nishani e sheh si tregues të vëmendjes së tij personale për të intesifikuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. Shtetin më të ri të Bashkimit Europian, Kroacinë Nishani e sheh si model në rajon ndërsa vlerëson dhe mbështetjen që ky vend ka dhënë për integrimin euriopan të Shqipërisë.

Por teksa vlerëson nivelin e lartë të bashkëpunimit politik, Nishani nuk e sheh bashkëpunimin aktual ekonomik si shumë pozitiv mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Për fat të keq këto shifra nuk ofrojnë ndonjë panoramë të kënaqshme. Shifrat e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik nuk janë aspak në harmoni me nivelin politik të bashkëpunimit dhe lehtësisht konstatohet se shumë pak janë shfrytëzuar potencialet e të dy vendeve. Aktualisht në Shqipëri janë të regjistruara afro 50 biznese kroate, apo me kapital të përbashkët shqiptaro-kroat, me aktivitet kryesor në fushat e tregtisë, pasurive të patundshme, industrisë së përpunimit, hotelerisë, teknologjisë së informacionit

Dy presidentët vlerësuan impaktin që mund të kenë në zhvillimin rajonal projektet e Korridorit Adriatiko-Jonian, Gazsjellësve TAP dhe IAP, si dhe në kuadrin e strategjisë së re të Bashkimit Evropian për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit EUSAIR.

Dy dhomat e tregtisë dhe industrisë nënshkruan në fund të takimit dhe një marrëveshje bashkëpunimi.

Tv Klan