Për kontributin në shërbim të mbrojtjes së identitetit kombëtar dhe në mënyrë të veçantë të trevës së Mirditës, për luftën kundër pushtuesve dhe vendosjes së diktaturës komuniste në trojet shqiptare, Kreu i Shtetit i akordoi Preng Marka Prengës dhe Frrok Mëlyshit pas vdekjes “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, “Nderi i Kombit” pas vdekjes për Preng Bibë Dodën dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për derën e Gjonmarkajve.

Presidenti Bujar Nishani ishte në Mirditë ku vlerësoi punën për ruajtjen trashëgimisë kulturore dhe traditave të kësaj zone. Kreu i shtetit përshëndeti edhe simpoziumin “Mirdita në mes të Katedraleve dhe Kapedanëve” ndërsa nderoi disa figura të kësaj zone.

Më herët, Presidenti i Republikës gjatë kësaj vizite pune u mirëprit nga Imzot Cristoforo Palmieri, Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, vizitoi shkollën e mesme profesionale “Shën Jozef Punëtori” dhe morri pjesë në ceremoninë e dhurimit të disa fidanëve nga bamirësja Marianne Graf.

Tv Klan