Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, sqaroi gjatë një iterviste mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion”, të gazetarit Blendi Fevziu, se ai nuk ka patur kurrë qëllim të mos i dekretonte ministrat Ahmetaj dhe Ekonomi, madje sikurse tha, ka vepruar para përfundimit të afatit të parashikuar nga kushtetuta.

Bujar Nishani, President i Republikës së Shqipërisë:

“U

në kam qenë në kohën time kushtetuese, në përmbushjen e misionit tim në mënyrë shumë normale madje mund të them që i kam dekretuar edhe para afatit kushtetues emërimin e  ministrave të rinj, por në të vërtetë ka pasur një tentativë për të krijuar një ngërç institucional midis presidentit dhe parlamentit.”

Duke i konsideruar si të shpejtuara dhe të motivuara politikisht hamendësimet, Presidenti shpjegoi përse i’u drejtua Gjykatës Kushtetuese për intepretim të nenit 98 për emërimin dhe shkarkimin e ministrave.

Bujar Nishani, President i Republikës së Shqipërisë: “

Nëse parlamenti nuk e ka vullnetin politik për të miratuar dekretin e shkarkimit, atëherë dekretin e emërimit parlamenti nuk mund ta fusë proceduralisht në votim. Ka një nosens juridik në këtë mes, që unë kërkova ta shmang si fenomen, si mundësi, që do të vinte në pozitë të vështirë parlamentin nga njëra anë, do vinte në pozitë të vështirë edhe Presidentin e Republikës.

Presidenti Nishani konfirmoi vendosmërinë e tij për të patur qëndrime institucionale në marrëdhëniet me Qeverinë.

Tv Klan