Presidenti me japonezinPresidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Bunmei Ibuki.

Ai shprehu mirënjohjen për asistencën japoneze, dhënë përmes Agjencisë së Zhvillimit, nëpërmjet programeve të ndryshme të implementuara nga Agjencia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në shumë fusha si energjetikë, bujqësi, infrastrukturë, shëndetësi, etj.

Kreu i Shtetit vuri në dukje se vizita e delegacionit parlamentar është shprehje e interesimit dhe rëndësisë që Japonia i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, ndërsa nënvizoi se diplomacia parlamentare është një dimension funksional në dialogun politik dypalësh dhe një fushë shumë e rëndësishme bashkëpunimi.

Ai ftoi biznesin japonez që të jetë më i pranishëm në Shqipëri, ndersa shprehu mirënjohjen ndaj Japonisë për njohjen dhe mbështetjen e dhënë për Kosovën.

Nga ana e tij, zoti Ibuki e siguroi Presidentin se klima e favorshme dhe projektet konkrete janë nxitësit kryesorë për praninë e biznesit japonez në Shqipëri.

Tv Klan