Ekonomia ishte temë e diskutimit që Presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama patën me zv/kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Zhang Gaol, i cili po zhvillon një vizitë dyditore në Shqipëri. Në takimin me kreun e shtetit theksi i vu tek nxitja e mëtejshme e bashkëpunimit në shumë fusha.

Nishani shprehu besimin se roli i Kinës do të shtrijë efektet e veta pozitive edhe në rajonin e Ballkanit e veçanërisht në pavarësinë e Kosovës.

Edhe në takimin me kryeministrin Rama u theksua se klima pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve do të  shndërrohet në gjenerator të nxitjes së bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve kineze në Shqipëri.

Tv Klan