Presidenti Bujar Nishani nuk e shikon me optimizëm situatën që mund të krijohet në vend nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet e 18 Qershorit. Në një intervistë të dhënë për emisionin

Komitet

të gazetarit Berat Buzhala, kreu i shtetit thotë zgjedhjet pa opozitën mund ta çojë vendin drejt përplasjeve sociale, ndërsa institucionet që do të dalin nga një proces i tillë nuk mund të jenë legjitime.

Ndërsa gjatë konferencës së përbashket për shtyp me homologun e tij, Hashim Thaçi gjatë vizitës dy ditore që po zhvillon në Kosovë, Presidenti Nishani u shpreh me optimist për tejkalimin e situatës politike në vend dhe ecjen përpara me procesin e integrimit europian.

Nga homologu Thaçi, Presidenti Nishani u vlerësua me medaljen e “Urdhërit të Lirisë”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në mbështetje të çështjes dhe njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti u takua edhe me Kryeministrin në largim të Kosovës, Isa Mustafa, si edhe me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli. Ndërsa më pas është takuar me krerët e partive të tjera mes të cilëve me Ramush Haradinaj e AAK, me Fatmir Limaj e Nismës për Kosovën, me kreu e Vetëvendosjes Visar Ymeri, si dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetaj.

Ndërsa sot, Presidenti u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Gjilanit.

Tv Klan