Përfaqësues të shoqërisë civile kanë nisur protestat kundër tarifës prej 5 euro, për kalimin në Rrugën e Kombit.

Përpara ambienteve të Ministrisë së Transporteve, ata i kanë bërë thirrje Kryeministrit dhe parlamentit që të heqin dorë nga kjo taksë, e cila sipas tyre, është një vjedhje e hapur që i bëhet xhepave të qytetarëve.

Protestuesit argumentojnë kërkesën e tyre me faktin që rruga është ndërtuar me para publike dhe për mirëmbajtjen e saj paguajnë taksën e qarkullimit tek nafta.

Kundër taksës së kalimit në rrugën Durrës – Kukës janë shprehur edhe opozita dhe përfaqësues të biznesit në vend.

Opozita thotë se tarifa prej 5 euro është 33 përqind më të lartë se niveli maksimal që kanë sugjeruar kompania konsulente dhe se do ta anullojë këtë koncesion të dyshimtë me ardhjen në pushtet. Ndërsa bizneset ngritën alarmin se një taksë e tillë do të godasë rëndë shkëmbimet tregtare Shqipëri – Kosovë.

Tv Klan