erdhen serbet

Autor i goditjes me gur të autobusit të kombëtares serbe është një 14 – vjeçar, të cilin policia e arrestoi gjatë paradites teksa shëtiste në zonën shumë pranë hotelit ku qëndronte kombëtarja serbe.

Adoleshenti M. Qeleshi u vu në pranga 10 orë pas incidentit në hyrje të rrugës së Durrësit, teksa autobusi i kombëtares serbe po i drejtohej qendrës së Tiranës.

Menjëherë pas incidentit, Federata Serbe e referoi incidentin në UEFA, ndërsa Ministria e Jashtme e Serbisë i paraqiti një notë proteste Ambasadorit të Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka.

Sipas deklaratës së Ministrise serbe, incidenti dëshmoi të metat serioze të autoriteteve shqiptare në organizimin e ndeshjes, duke kërkuar që autoritetet shqiptare të vinin sa më shpejt para përgjegjësisë autorët e këtij incidenti.

Megjithatë, mediat serbe shkruajnë se, Ambasadori shqiptar nuk e pranoi notën e protestës, duke theksuar se incidenti nuk ishte domethënës.

Gjatë ditës së enjte, prokuroria dorëzoi në gjykatë kërkesën për caktim mase sigurise për Ismail Morinën. Organi i akuzës ka kërkuar burg pa afat, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Tv Klan