Këngëtarja Jennifer Lopez sot ka festuar datëlindjen e saj të 48 -të me të dashurin e saj, Alex Rodriguez. Për ta bërë edhe më të veçantë këtë festë ajo ka veshur një fustan sensual, nga ku mund të dallohet fare lehtë trupi i saj i tonifikuar dhe mungesa e të brendshmeve.  

 

JLo organizoi një festë të përbashkët me Alexin, i cili feston nesër 42 – vjetorin. Ai dukej i kënaqur përkrah këngëtares së mirënjohur dhe dukej mirë me kostumin blu që kishte veshur.  

Jennifer festoi me një tortë të madhe ngjyrë të bardhë, të artë dhe argjend, për të cilën nevojiteshin dy burra për ta mbajtur.

 

Këngëtarja dhe sportisti u panë duke kërcyer gjatë gjithë natës dhe duke i dhuruar dashuri njëri-tjetrit.

Çifti për herë të parë u shfaq zyrtarisht bashkë në The Met Ball në muajin Maj dhe që atëherë kanë qenë të pandarë.

 

Jennifer shprehu vlerësimin e saj për Alex, duke theksuar : “Ndihem me të vërtetë me fat tani. Ai është një baba i dashur,  është njerëzor dhe bujar me mua, familjen dhe miqtë. Ai është i dashur,  i ëmbël, i aftë,  i përgjegjshëm dhe të gjitha gjërat e bukura që do të donit që të ketë një njeri.”/ tvklan.al