AsteroidiNjë Asteroid gjigand do të kalojë të hënën në një distancë të afërt me Tokën, sa do të mund të shihet me dylbi.

Bëhet fjalë për Asteroidin, që shkencëtarët e kanë emërtuar si “2004 BL 86”.

Madhësia e tij arrin në 500 metra.

Ky trup qiellor do kalojë në një largësi prej 1.2 milionë kilometrash nga Toka, që është 3 herë më e madhe se distanca e planetit tonë me Hënën.

Shkencëtarët e NASA-s thonë se asteroidi nuk përbën rrezik për Tokën.

Shikueshmëri më të mirë do të kenë banorët e Europës, Amerikës, e Afrikës.

Tv Klan