Një çift në Kinë ka bërë apel për ndihmë, pasi djali i tyre lindi me 15 gishta duarsh dhe 16 këmbësh.

Vogëlushi është vetëm 3 muajsh dhe vuan nga një sëmundje kongjenitale e quajtur polidaktilizm.

Hong Hong ka 7 gishta në dorën e djathtë dhe 8 në të majtën, por jo gisht të madh.

mami

Ndërsa në këmbë, ai ka 8 gishta në secilën këmbë. Prindërit e tij shpjegojnë se i druheshin faktit se i biri mund të lindte me një problem të tillë, për shkak se nëna e tij ka një gisht më shumë në secilën këmbë dhe dorë.

Çifti, që jeton në provinën Hunan të Kinës, ka qenë në disa spitale për të gjetur një zgjidhje për djalin e tyre të vogël. Mjekët i kanë siguruar se mund t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen gishtave të tepërt, pasi të jetë 6 muajsh.

bebu

Megjithatë, operacioni është i shtrenjtë ndaj ata u janë drejtuar internetit dhe shoqatave të bamirësisë për ndihmë.

Ndonëse gishtat e tepërt nuk përbëjnë rrezik për Hong Hong, në Kinë konsiderohet si një njollë e turpshme./tvklan.al