Viktoria Beckham ka zgjedhur që për ditën botërore kundër AIDS të veshë një bluzë me një vizatim të bërë nga vajza e saj Harper. Vetëm një muaj më parë, Victoria udhëtoi në Afrikë, sëbashku me djalin e madh, Brooklyn  për të mbështetur fëmijët me AIDS.

Aktualisht ajo është duke përdorur influencën e saj në botën e modës për të bërë bamirësi duke mbledhur fonde për ditën botërore të AIDS. Mësohet se të githa fondet do të shkojnë për organizata si “UNAIDS” dhe “BORN FREE AFRICA”.

back-1

Duke folur për këtë nismë, ajo u shpreh se duhet bërë ende më shumë për të ndërgjegjësuar botën, qeveritë e shteteve për të mbajtur në axhendë luftën ndaj HIV & AIDS . 42-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve ka krijuar një koleksion me bluza për fëmijët dhe të rritur duke shfaqur karikatura nga filmat e animuar, që do të shiten në dyqanet “Victoria Beckham” në Londër.

Ajo nuk ka ngurruar ta ndajë këtë nismë me fansat e saj në Instagram. Me një pamje mahnitëse ajo shfaqet në një foto të thjeshtë në një sfond gri dhe me make up minimal për të nxjerrë në pah bluzën e veçantë./tvklan.al