Femrat të cilat kanë humbur shpresën dhe optimizmin ftohen që të marrin pjesë në “klasën e varrit”, në mënyrë që të kenë mundësinë që të përjetojnë eksperiencën e vdekjes, me shpresën se kjo do t’i japë atyre një pikëpamje tjetër për jetën.

30 – vjeçarja Liu Taijie e themeloi këtë eksperiencë unike pasi tentoi të vetëvritej, tre vite më parë.

Ajo preku fundin pasi nuk mundi të gjente një punë dhe martesa e saj po merte fund.

Por pasi e mori veten, ajo vendosi që do ta përdorte eksperiencën personale për të bërë një ndryshim në jetën e vajzave të tjera.

Liu krijoi “klasën e varrit”, që konsiston në një copë tokë në një kodër me gjashtë varrë të hapura në të.

Më pas femrat ftohen që të shtrihen në këto gropa dhe të mendojnë sesi do të ishte bota pa to.

Atyre u jepen gjithashtu leksione rreth mendjes, në mënyrë që t’i inkurajojnë për të rigjetur vetëbesimin dhe vetëvlerësimin.

Siç raporton “

People’s Daily China”

, një grua e cila iu ishte nënshtruar kësaj terapie të pazakontë, duke folur për kameran tha:

“Kur mendoja se çfarë do të ndodhte nëse do të vdija, prindërit e mi, fëmijët, bashtëshorti… ata nuk do të mund ta përballonin këtë”.

Sipas 30 – vjeçares Liu, duke përjetuar eksperiencën e vdekjes shpreson që njerëzit të marrin guximin për t’u përballur me jetën, për ta vlerësuar atë.

Për të patur një qëndrim optimist kundrejt dështimeve, kundrejt jetës. Për të patur një të ardhme më të mirë”.