Ajo që prej vitesh njihet si praktikë në çdo muze e galeri të rëndësishme të artit në Evropë, në vendin tonë, ciceroni virtual do të nisë të aplikohet për herë të parë në Galerinë Kombëtarë të Arteve. Aplikacioni që do të bëjë të mundur shpjegimin virtual të veprave të artit pamor është thuajse gati. Në muajin Shtator parashikohet të futet në përdorim.

Mënyra e funksionimit është e thjeshtë. Inxhinieri i teknologjisë, Ariol Sollaku, që po bashkëpunon për ndërtimin e tij, thotë se veprimi i parë që duhet të bëjë çdo vizitor është të shkarkojë në telefonin e tij aplikacionin “ciceroni virtual”, që mund ta përdorë sa herë viziton Galerinë Kombëtare të Arteve.

Aplikacioni është ndërtuar në respekt të të drejtave të autorit. Ai as nuk e ruan dhe as nuk e fotografon veprën e artit. Ai thjesht e identifikon.

Modeli me pesë veprat e para është gati. Detyra në vazhdim e Galerisë Kombëtare të Arteve është që ta pasurojë “ciceronin virtual” më të dhëna nga i gjithë fondi që zotëron.

Tv Klan