Edicioni i dytë i reality show aq të dashur për publikun, “Lufta e Nuseve”, po vjen drejt fundit.

Këtë të diel, në ekranin e Televizionit Klan do të ndiqni tre dasma të tjera dhe ndoshta episodin më të veçantë të këtij edicioni.

Njëri prej tre çifteve konkuruese, këtë herë do të vijë me një histori tepër të veçantë duke na sjellë një tjetër panoramë dhe të tjera emocione.

Adriani dhe Enkelejda, në fund të viteve ‘80 ishin studentë të Inxhinierisë Elektronike, në Universitetin e Tiranes, shokë grupi.

Siç edhe mund të merret me mend, dashuritë në ato kohë, më së shumti lindnin në bankat e shkollës.

Fillimi i viteve ‘90 ishte mot i trazuar për të ardhmen e çdo shqiptari. Ëndërrat po ribëheshin. Kohët dukeshin të zymta për të qëndruar në Shqipëri. Të paktën përkohësisht.

cifti3

Adriani, si shumë shokë të tij në atë kohë, ndërpret studimet dhe niset për në Korfuz, tokën më të afërt me atdheun.

Por, jeta në emigracion nuk është e lehtë, sidomos në vetmi.

Ndaj, Adriani shumë shpejt mer edhe të dashurën e vet, Enkelejdën dhe nisin një jetë krejt të ndryshme nga çfarë mund të imagjinonin ndonjëherë.

foto2

Jeta e tyre, megjithëse jashtë atdheut dhe profesionit, ishte mjaft e bukur dhe ata e kujtojnë me nostalgji.

Gjatë këtyre kohëve, Adriani dhe Enkelejda, përveçse kishin punuar dhe kursyer para, pa lënë mënjanë argëtimin, ata gjithashtu, me shumë vullnet studionin natën dhe gjatë sezonit të provimeve vinin dhe bënin edhe shkollën.

Në fund të vitit ’93, ata diplomohen për Elektronikë, ndërkohë që punonin pothuajse gjatë gjithë vitit në Korfuz.

cifti2

Por kur Enkelejda mbeti shtatzënë, ata morën vendimin për t’u kthyer në atdhe.

Nëse Adriani mendonte se nuk ishte kohë dasmash e martesash, Enkelejda e dëshironte atë dhe pavarësisht vështirësive, ata u martuan.

Sot, Adriani dhe Enkelejda janë prindër të dy vajzave dhe vijnë në “Lufta e Nuseve” me ceremoninë e tyre të ribetimit. /tvklan.al