Një delegacion i lartë nga Iowa, SHBA, i përbërë nga 50 anëtarë, ka vizituar Kuvendin e Kosovës. Kryeparlamentari Veseli ka thënë se Kosova ka shënuar progres në procesin e shtetndërimit

“Në këtë rrugëtim, ndihmë të madhe në arsim e trajnime ushtarake, Kosova ka marrë nga shteti i Iowas, për çka ju jemi falenderues dhe mirënjohës”.

Ndërkohë, Zach Nunn, kryesuesi i këtij delegacioni ka thënë se e vlerësojnë besimin e kosovarëve dhe duan që partneriteti mes dy vendeve të jetë i përhershëm.

Delegacioni i kryesuar nga Zach Nunn, përfaqësues në Komitet për Marrëdhënieve Ndërkombëtare nga Iowa State Capital dhe Timothy Orr, gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas, do të zhvillojnë takim me kryeparlamentarin Veseli dhe disa komisione parlamentare./

klankosova