Lezhë- Një ditë pasi është plagosur nga persona të paidentifikuar, i digjet furgoni tip “Benz”.

47 – vjeçari me iniciale A. GJ, ditën e martë mbeti i plagosur në këmbë, ndërsa sot policia e Lezhës  njofton se rreth orës 02:30,  është djegur plotësisht një automjet në pronësi 47 vjeçarit,  i cili ka qenë i parkuar në ambientet e banesës së shtetasit P.C. banues në Kalivaç.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është djegur automjeti furgon  Benz

Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton që zjarrvënia të jetë e qëllimshme. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve./tvklan.al