Është publikuar një dokumentar për këngëtaren operistike më të njohur në botë Maria Callas. Me anë të tij do të transmetohen emocionet e zërit më unik. Tom Volf, regjisori i dokumentarit, tregon se do që Callas të shpaloset para publikut botëror në shumë dimensione dhe në skenat e ndryshme të jetës. Ai është futur në arkivin personal të Callas dhe shumë prej pamjeve publikohen për herë të parë pasi janë mbajtur sekrete deri më tani.

Në këtë dokumentar janë përfshirë dhe letërkëmbimet e legjendës së muzikës. Volf tregon se këto i ka mbledhur në të katërta anët e botës. Për të Maria Callas është një individ që nuk njeh kohë dhe që do shkëlqejë gjithmonë. Maria Callas ose siç quhej ndryshe “La divina” ishte me origjinë greke, por me talentin e saj ajo i dhuroi gjithë botës një pasuri muzikore të jashtëzakonshme.

Klan Plus