Premiera “Na të birtë e shekullit të ri”, përshtatje nga drama e autorit Ridvan Dibra dhe me regji nga Alma Hoti, riktheu pas gati dy dekadash artin e munguar të aktrimit në skenën e Pallatit të Kulturës.

Aktori lezhjan i dramës, Getjan Zeneli kishte këmbëngulur që premieren t’ia dedikonte qytetit tij.

Drama u realizua dhe spektatori i rikthye, e kjo për regjisoren Alma Hoti, ishte mjaft emocionuese.

Ishte një nisje e mirë, e për këtë qëllim drama do të rishfaqet sërish një javë më vonë. Jeta kulturore në Lezhë ka nisur të marrë formë, ndërsa të shumtë janë artistët lezhjanë që po rikthehen në këtë skenë.

Tv Klan