Imagjinoni të keni në pronësi një vepër arti brenda së cilës mund të uleni dhe madje edhe ta ngasni. Në Muzeun e Arteve të Bukura në Houston, SHBA, një ekspozitë do të ofrojë pikërisht këtë.

Nën titullin, “Të skalitura në çelik”, në galerinë e këtij muzeu do të shfaqen këto makina, të ndërtuara në mënyrë të mrekullueshme.

Të karaterizuara nga materiale luksoze dhe linja të pastra, estetika Art Deco sjell modele makinash, mes Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

14 makina dhe 3 motorë që do të shfaqen në këtë ekspozitë tregojnë elegancën e kësaj periudhe që solli koncepte të tilla si dizajni aerodinamik.

Ekspozita “Të skalitura në çelik” do të mbahet më 21 Shkurt deri më 30 Maj, në “Museum of Fine Arts”, Houston.

Për të krijuar një ide rreth këtyre veprave të artit, shfletoni galerinë me lart. /tvklan.al