djali2Djaloshi që duket në këto fotografi quhet Ron. Autor i kësaj ekspozite është babai i tij, piktori Mikel Temo. Ai ka gjetur këtë mënyrë për t’i treguar djalit të tij 8-vjeçar se prindërit ndahen, por fëmijët mbeten gjithmonë pjesë e pandashme e tyre.

Janë rreth 100 shkrepje të realizuara në Kanada, aty ku Mikeli jetoi për 15 vite i flasin gjithë fëmijëve, që jo vetëm për arsye të divorcit, rriten para kohe.

Herë bardh e zi e herë me ngjyra, shpirti i këtij babai që të birin u bë kohë pa e takuar kërkon ti shprehë atij gjithë dashurinë e tij.djali

Ekspozita në Galerinë e Universitetit të Arteve do të jetë e vizitueshme  deri më 1 Prill.