el classicoEl Clasico i radhës është finalja e Kupës së Mbretit. Barcelona dhe Real Madrid do të luajnë sot në mbrëmje në stadiumin “Mestalla” për të fituar trofeun e dytë për nga rëndësia në Spanjë. Katalanasit e kanë fituar 26 herë këtë aktivitet më shumë se çdo ekip tjetër, ndërsa madrilenët 18 herë. Ky është El Clasico i shtatë në një finale të Kupës së Mbretit dhe në sfidat e mëprashme ekipet kanë nga 3 fitore. Realit do t’i mungojë lojtari kreysor, Cristiano Ronaldo. Për trajnerin Carlo Ancelotti portugezi nuk është ende i gatshëm të luajë. Mungesa të rëndësishme ka edhe Barcelona.

Real Madrid është stërvitur për gjithçka, që ndeshja të shkojë edhe te goditjet e 11 metërshave, ndërsa te Barcelona loja do të mbështetet te Andres Iniesta, lojtari më në formë për momentin. Superndeshja Barcelona – Real Madrid do të nisë në ora 21:30.

Endrit Sauku