Ersela 1

Duket si një ëngjëll i shtrirë nën diell. Ajo është Miss Albania 2012, Ersela Kurti. Bjondja bukuroshe me sy bojëqielli është fotografuar në Santorin në ishullin më të preferuar dhe ekzotik të Greqisë.

Ish konkurentja që përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Bota 2012” në Bali të Indonezisë duket në një formë të shkëlqyer. Këtë e tregojnë fotot që disponojmë.

Ersela 7

Herë e shtrirë duke marrë rreze e herë duke vëzhguar thellësinë e blusë së thellë të detit, me një gotë shampanjë përpara, Ersela duket se nuk e ka fare mendjen tek paparazzi që e fotografon.

Ersela 3

Balerina e trupës së Televizonit Klan, njëherësh “Miss Shqipëria 2012” ka mahnitur pushuesit me pamjen e saj joshëse.

Ersela 5

Nga fotot shihet qartë që Ersela tregon kujdes të veçantë për trupin e saj të tonifikuar.

tvklan.al/K. Petro