Për 5 ditë, Tirana do të jetë kryeqendra e instrumenteve të tunxhit.

I pari festival ndërkombëtar është prirë nga një ekspozitë e rrallë në llojin e saj, me vegla që, për nga mosha e kalojnë një shekull.

Njëra prej tyre, më e lashta, pjesë e koleksionit të muzikantit Ermal Sela, është kjo lahutë e ekspozuar në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Edhe pse tradita e kërkon që vendi organizator të çelë festivalin, ajo i është lënë instrumentistëve nga Kosova, nga nesër, në TKOB dhe Universitetin e Arteve.

Përveç sjelljes në Tiranë të instrumentistëve të suksesshëm të frymës nga Australia e largët dhe Evropa, festivali synon krijimin e një Ansambli të rrallë në Ballkan, ku arti i kapërcen barrierat politike.

Tv Klan