Një arkitekt rus ka projektuar një qiellgërvishtës në formë kobre,duke pretenduar se kjo ndërtesë madhështore do të ndërtohet në Lindjen e Mesme. Qiellgërvishtësi është ndërtuar në formën e një kobre me gojë të hapur dhe në të është projektuar të vendoset një restorant apo klub nate.

Ndërtesa e jashtëzakonshme është projektuar gjithashtu që të ndërrojë ngjyrë natën dhe ditën. Dritat refektojnë ngjyra të ndryshme në varësi të kohës. Arkitekti rus mendon se kjo kullë do të vendoset në Lindjen e Mesme për shkak se ata e kanë gjarprin simbol të mençurisë.

Kulla pritet të jetë një nga atraksionet më të mëdha turistike dhe do të sjellë një progres të madh ekonomik dhe kulturor./tvklan.al