Një person është grabitur me dhunë nga një grua dhe dy burra. Sipas burimeve të policisë së Gramshit në pranga kanë rënë Bujar Qyra, 46 vjeç, Sokol Bërdëllima, 29 vjeç dhe Vera Çekrezi, 40 vjeçe, të tre banuese në Gramsh.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në Gramsh në një banesë në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen të kenë vjedhur me dhunë XH.H, 37 vjeç banues në Lushnje.  Të tre personat dyshohen t’i kenë marrë një aparat celular dhe 20.000 lekë të reja.

Sendet e vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale/tvklan.al