Policia gjermane njoftoi mesditën e sotme se ka ndaluar një person me “lidhje islamike”, pas sulmit me bombë në autobusin e ekipit të Borussia Dortmund.

Prokurorët thonë se tre eksplozivët e përdorur përmbanin shufra metalike, ndërsa bënë të ditur gjithashtu se për ngjarjen në fjalë po hetohen dy letra që deklarojnë përgjegjësinë për sulmin.

Zyrtarët, sipas BBC, po e trajtojnë rastin si sulm terrorist.

Prokurori gjerman Frauke Koehler tha se në fokus të hetimit janë dy të dyshuar të spektrit islamik.

“Të dy apartamentet e tyre janë kontrolluar dhe njëri prej tyre është ndaluar”.

Koehler sqaroi gjithashtu se pranë vendin të ngjarjes janë gjetur tre letra me të njëjtën përmbajtje, që sugjerojnë se kemi të bëjmë me një sulm të mundshëm terrorist.

Letrat po analizohen për të parë nëse janë të vërteta.

Një tjetër letër u publikua në internet, ku grupet ekstremiste deklaronin se qëndronin pas sulmit, por prokurori gjerman tha se kishte arsye për të besuar se në rastin konkret bëhet fjalë për një letër të rremë./tvklan.al