Një traktor i zakonshëm u shfaq në fushat e rajonit të Alsasë më 14 Prill të vitit 2014. Nëse në të nuk do të ishin dy figura të njohura të politikës së djathtë evropiane Jean Clode Juncker dhe  Joseph Daul, gjithçka do të ishte e zakonshme në ato ditë fushate për parlamentin evropian. Joseph Daul kreu i partive popullore evropiane ka nisur nga kjo fermë pranë Strasburgut  karrierën e tij politike, duke u vënë në krye të protestave të fermerëve francezë dhe atyre evropiane për çmimet e ulëta të qumështit e produkteve të tjera blegtorale.

Çdo fundjavë Joseph Daul heq kostumin e politikanit dhe jeta e tij merr një kuptim tjetër në fermën e lopëve krah nipit te tij më të vogël.

Për të familja është gjithçka por edhe kafet dhe bisedat me bashkëfshatarët larg politikës së madhe të Brukselit. Politikani francez i njohur edhe në Shqipëri apo Kosovë, flet për vlerat e të jetuarit në komunitet duke u dhënë fund diferencave sociale dhe për të lehtësuar pasojat e krizës evropiane dhe së fundi atë të refugjatëve.

Nuk ka mbetur shpesh larg vëmendjes se tij as Shqipëria. Ka mbetur në kujtesën e Joseph Daul  darka deri pas mesnate me Berishën dhe Ramën në restorantin Crocodile dhe më tej deklaratat për zhbllokimin e tre ligjeve, Qarkun e Fierit e pesë vitet e debateve politike dhe pritjes për statusin kandidat për Shqipërinë.

Dhe kur flitet për Shqipërine Daul e përqendron vëmendjen tek Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i familjes evropiane.

Klan Plus