map_nicaragua_canal

Nikaragua ka vendosur përfundimisht të ndërtojë në 5 vjet një kanal që do të lidhë 2 oqeanet, Atlantikun me Paqësorin.

Pavarësisht kundërshtive të forta për kostot ambientale, qeveria e këtij vendi synon që jo vetëm të konkurrojë kanalin e Panamasë – disa qindra kilometra më në jug, por në rradhë të parë të ulë varfërinë e madhe në vend.

Një pjesë e mirë e tij kalon në liqenin “Nikaragua”, resursi kryesor i vendit për ujë të pijshëm dhe njëkohësisht një nga kontributorët më të mëdhenj të zhvillimit ekonomik.

22 Dhjetori i këtij viti do të jetë dhe dita e nisjes së punimeve.

Projekti kap vlerën e 50 miliardë dollarëve dhe financohet tërësisht nga një kompani kineze me bazë në Hong Kong.

Kanali i ri do të jetë më i gjatë – në total 278 kilometra, më i gjerë dhe më i thellë se ai i Panamasë.

Sipas master-planit zhvillimor do të jenë dy porte gjigande në të dy hyrjet e tij, një aeroport dhe një zonë e lirë ekonomike kryesisht për kompanitë energjetike.

Parashikohet që 1 milionë persona të punësohen gjatë viteve të ndërtimit dhe periudhës së parë të funksionimit të kanalit.

Projekti parashikon uljen drastike të varfërisë, që aktualisht ka prekur 45% të popullsisë 6-milionëshe të Nikaraguas; ndërsa pritet një rritje me 11% e ekonomisë së vendit.

Tv Klan