Jordi Roca, një anëtar katalanas i delegacionit spanjoll në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës, është raportuesi i ri për Kosovën. Ai do të hartojë raportin e radhës për situatën në Kosovë rreth respektimit të të drejtave të njeriut, rendin dhe ligjin, dhe përmbushjen e detyrimeve. Lajmi është konfirmuar nga asambleja kombëtare serbe.

Roca u zgjodh në komitetin politik të asamblesë parlamentare të KE-së me anë të një votimi të fshehtë. Kandidati tjetër ishte danezi Mohens Jensen.

Raporti në fjalë do të përgatitet për dy vjet. Për sa i përket situatës aktuale në Spanjë me Katalonjën delegacioni serb u shpreh se Serbia mbështet sovranitetin e Spanjës. Sipas saj, Serbia e ka provuar mbi kurriz se çfarë dëmesh mund të shkaktojë cenimi i sovranitetit, pas precedentit të Kosovës./Tv Klan