Qyteti i Dresdenit në Gjermani e ka hapur sezonin festiv të Krishtlindes me një kek me peshë rekord prej 3.3 ton. Keku gjigant u transportua drejt tregut të Krishtlindjes, me karrocë me kalë e shoqëruar edhe nga banda muzikore me veshje tradicionale. 

Mijëra qytetarë ishin mbledhur nëqendër të Dresdenit për të shijuar ëmbëlsirën tradicionale gjermane. Keku u vendos në qendër të tregut të Krishtlindjeve. Qytetarët respektonin radhën për të blerë disa copa prej tij.

Në gjermanisht “Kristshtolen”, keku gatuhet me brum frutash, ka në përbërje të tij edhe fruta të thata dhe është ëmbëlsira tradicionale që gatuhet në familjet gjermane gjatë festave të fundvitit. Paratë e përfituara nga shitja e copave të kekut do të jepen për bamirësi.

Tv Klan