Një nga drejtuesit e emisionit investigativ “Stop”, Saimir Kodra thotë se ka video ku kryetari i një gjykate kërkon favore seksuale për një vendim.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Kodra tha se video mund të publikohet të martën në “Stop”.

“Kam video për kryetar gjykate që ka kërkuar favore seksuale për një vendim. Deri në Gjykatën e Lartë ka qenë ndërhyrja për ta zgjidhur çështjen”, tha Kodra.

Ai nuk dha më detaje për këtë gjë duke ja lënë të gjitha transmetimit të së martës./tvklan.al