laboratori-karburanteveKur debati për cilësinë e karburanteve në vend, përveç atij për çmimin, ka përfshirë edhe politikën, një investim prej 55 milionë lekësh në laboratorin e Inspektoriatit Qendror Teknik duket se do t’i vijë në ndihmë shmangies së abuzimeve në tregun e hidrokarbureve.

Kryeministri Rama ka inspektuar laboratorin e rikonstruar gjatë 2014 që sipas drejtuesëve të Inspektoriatit Qendror Teknik në Ballkan është i vetmi i këtij standardi që ofron 58 metoda analizimi të akredituara me aparatuara të çertifikuara ndërkombëtarisht.

Pavarësisht se kosumatorët ankohen se cilësia e karburanteve është dukshëm larg standardeve që ofron edhe tregu në Rajon, Drejtorja Xhixho thotë se gjatë kontrolleve të bërë gjatë 2014, vetëm 1.5 % e mostrave të analizuara rezultojnë të jenë jashtë standardeve sa i takon cilësisë.

Por ndryshe nga Drejtorja Xhixho vetë Kryeministri Rama pranon se në këtë treg sa i takon cilësisë ka probleme, por që sipas tij falë kontrolleve që shumë shpejt do të mund të bëhen dhe online, situata do të ketë përmirësime të dukshme. Ndërsa Ministri i Energjitikës lajmëron një tjetër nismë që synon të disiplinojë tregun e hidrokarbureve.

Gjatë 2014, 281 karburante në vend janë gjobitur nga Inspektoriati Qendror Teknik për shkak të abuzimit me cilësinë e lëndëve hidrokarbure.

Tv Klan