Ndodh shpesh që princesha Kate Middleton të dalë nga rregullat e rrepta.

Hera e fundit ishte gjatë një vizite në një qendër fëmijësh në nevojë, ku Kate pranoi sfidën e njërit prej fëmijëve në Bilardo.

Menjëherë dukesha e Kembrixhit përfundoi në fokusin e dhjetëra fotografëve që ishin të pranishëm. Ajo shfaqet e lirshme madje edhe e përqëndruar në lojë. Natyrisht stili i saj tejet elegant në veshje, nuk kishte si të mos komentohej nga mediat e shumta që raportuan lajmin.

Në fund Kate rrëfeu se u argëtua shumë në sfidën në bilardo dhe se do ta praktikonte më shpesh.

Tv Klan