Një lojë e frikshme si ajo e ‘Balenës Blu’ po përhapet kohët e fundit në

Facebook

.

“Sfida 48 orëshe” kërkon që adoleshentët të zhduken për të përhapur panik mes prindërve. Përdoruesit janë të udhëzuar që të largohen dhe të ndërpresin të gjitha kontaktet për dy ditë.

Përdoruesit më të shumtë të kësaj loje besohet se janë të moshës rreth 14 vjeç dhe kanë marrë pjesë në lojë në çifte ose në grupe.

Qëllimi i ‘lojës’ është që pjesëmarrësit marrin shumë pikë, sa më shumë u përmendet emri në rrjetet sociale.

Kjo do të thotë se fëmijët e ‘humbur’ marrin pikë, kur prindërit e tyre pyesin miq në

Facebook

për t’i ndihmuar që të kërkojnë ata.

Rastet më të larta të përdorimit të lojës janë gjetur në Britani, ku përindërit nuk kanë ngurruar t’i përshkruajnë momentet e ‘zhdukjeve’ të fëmijëve si të tmerrshme duke menduar se diçka mund t’u kishte ndodhur.

/tvklan.al