Një lokal në plazhin e Darzezës në rrethin e Fier është përfshirë nga flakët ditën e sotme rreth orës 13.45.

Zjarri në lokalin në pronësi të S.Q, dyshohet se është shkaktuar aksidentalisht nga shpërthimi i një bombule gazi.

Sipas policisë, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Në vëndngjarje ka shkuar zjarrfiksja dhe uniformat blu, ndërsa grupi hetimor të cilët po punojnë për sqarimin e rethanave të ngjarjes./tvklan.al